Agjencia e udhëtimeve në internet Booking.com pritet t’i reduktojë vendet e punës si pjesë e një rishikimi të strukturës së saj organizative, raportoi Reuters.
Kompania ka njoftuar se është në fazat e hershme të procesit të shqyrtimit dhe nuk ka marrë asnjë vendim të prerë.
“Ky është hap proaktiv i vështirë, por i domosdoshëm për të siguruar që Booking.com të mbetet sic është në një industri shumë konkurruese dhe të vazhdojë të drejtojë me ritëm inovacionin me në qendër klientin”, thuhet në deklaratë.
Në fund të vitit 2023, Booking Holdings punësonte rreth 23,600 punonjës, sipas raportit të saj vjetor.
Artikuj të ngjashëm
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Platforma “Booking” konfirmon sulmin kibernetik, preken të dhënat e përdoruesve
-
Amazoni shkurton 16.000 vende pune
-
Mijëra hotele në Evropë paralajmërojnë padi ndaj “Booking.com”
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit