Kompania teknologjike Google ka njoftuar largimin e rreth një mijë punëtorëve nga puna, raportoi të dielën “The Verge”.
Këta punëtorë ishin kryesisht nga ekipet e inxhinierisë dhe Google Assistant.
“Një numër i ekipeve tona bënë ndryshime për t’u bërë më efikas dhe për të punuar më mirë. Disa ekipe po vazhdojnë të bëjnë ndryshime organizative, të cilat përfshijnë disa largimeve të roleve në nivel global”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë, Courtenay Mencini.
Kompania mëmë e Googlet, Alphabet punësoi 182,381 punonjës që nga 30 shtatori 2023, kështu që afërsisht një mijë shkurtime të vendeve të punës do të ishin vetëm rreth gjysmë për qind e totalit të kompanisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Amazoni shkurton 16.000 vende pune
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI