Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kompania amë e Google, Alphabet do t’i shkurtojë 12 mijë vende pune

Google

Kompania amë e Google, Alphabet, do të shkurtojë 12,000 vende pune, si pjesë e reduktimet më të fundit të stafit.

Themeluesi i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai, tha se mori "përgjegjësinë e plotë" për shkurtimet, raportoi BBC-ja të premten.

Shkurtimet do të prekin 6 për qind të fuqisë punëtore të Alphabet në mbarë botën, duke përfshirë rekrutimin dhe inxhinierinë. Vendimi vjen disa ditë pasi Microsofti njoftoi për shkurtimin e 10,000 vendeve dhe Amazoni të 18,000 vendeve të punës.

Pichai falënderoi stafin për "punën e madhe" në rolet e tyre, duke shtuar se "kontributet e tyre kanë qenë të paçmueshme".

Ndërsa ky tranzicion nuk do të jetë i lehtë, ne do të mbështesim punonjësit derisa ata kërkojnë mundësinë e tyre të ardhshme”, ka shkruar ai.

Sipas një paraqitjeje të fundit në Companies House, Google ka më shumë se 5,500 staf vetëm në Britani të Madhe. Por është e paqartë se sa prej tyre do të preken nga shkurtimet.