Tech

Death Stranding arrin në PC

Pas disa vjetëve të spekulimeve, studioja Kojima Productions tani ka konfirmuar se Death Stranding po vjen në PC. Data e përafërt e lansimit të lojës është fillimi i verës 2020, pas debutimit të titullit në konzolën PlayStation 4 më 8 nëntor 2019, raporton Overclock3D.

Për momentin, Kojima Productions nuk ka njoftuar se në cilin shërbim për PC do të jetë në dispozicion Death Stranding (Steam, Epic Games ose ndonjë platformë tjetër).

Pritet që versioni për PC i lojës të vijë me disa karakteristika shtesë, të cilat nuk do të jenë në dispozicion për konzola, siç është mbështetja për framerate të lartë, mbështetja për rezolucion të plotë 4K dhe opsionet e tjera të grafikës nga segmenti i lartë, shkruan KOHA Ditore.

Death Stranding do të jetë loja e parë e PC që do ta përdorë Decima Engine të zhvilluar nga Guerilla Games, dhe është implementuar në tituj të tjerë ekskluzivë për PS4 si Horizon: Zero Dawn, Until Dawn and Killzone: Shadow Fall.