THQ Nordic po planifikon ta lansojë Darksiders Genesis për PC dhe platformën Stadia më 5 dhjetor të këtij viti, përkatësisht për konzolat Xbox One dhe PlayStation 4 më 14 shkurt të vitit të ardhshëm, raporton Overclock3D.
Bëhet fjalë për lojën aksion-aventurë, me pamje nga lart, në të cilën lojtarët do ta kenë mundësinë të përballen me turma demonësh, engjëjsh dhe kundërshtarësh të tjerë në një luftë ballë për ballë ose në distancë, shkruan KOHA Ditore.
Ngjarja e lojës Genesis zhvillohet pas Darksidersit origjinal, ndërsa lojtarëve ua prezanton Strife-in i cili mund të kalojnë nga luftimet e afërta në armët në largësi në singleplayer mode. Në dispozicion është edhe co-op deri për në dy lojtarë.
Janë publikuar edhe kërkesat sistemore preliminare për PC për Darksiders Genesis, të cilat i janë nënshtruar ndryshimeve deri në publikimin e lojës për PC.
Kërkesat minimale
Edhe
Publikohen kërkesat sistemore për PC për “Detroit: Become Human”
OS: Windows 7, 8, Windows 10 (64-bit)
CPU: AMD FX-8320 (3.5 GHz) / Intel i5-4690K (3.5 GHz) ose më i mirë
GPU: NVIDIA GeForce GTX 960
RAM: 4 GB
HDD: 15 GB hapësirë e lirë
Edhe
Publikohen kërkesat sistemore për PC të MechWarrior 5: Mercenaries
Kërkesat e rekomanduara
OS: Windows 7, 8, Windows 10 (64-bit)
CPU: Intel Core i7-3930K (3.2 GHz) / AMD Ryzen 5 1600 (3.2 GHz) ose më i mirë
GPU: NVIDIA GeForce GTX 1060
Edhe
Red Dead Redemption 2 në dispozicion për PC
RAM: 8 GB
HDD: 15 GB hapësirë e lirë