Apacer e ka lansuar një memorie të re DDR4 për kompjuterët desktop, e karakterizuar nga efektet e ndriçimit. Memoria u krijua posaçërisht për entuziastët e desktop gamingut, overclockingut dhe MOD, raporton TechPowerUp.
Memoria Apacer NOX RGB DDR4 është certifikuar për softuerët nga shitësit e ndryshëm të pllakave, si ASUS AURA Sync, Gigabyte RGB Fusion, MSI Mystic Light Sync dhe ASRock Polychrome Sync. Efektet e ndriçimit RGB mund të kontrollohen lehtë dhe të sinkronizohen me ndriçimin sistemor, duke u dhënë gamerëve lirinë për ta konfiguruar dizajnin e dritës sipas dëshirave të tyre, shkruan KOHA Ditore.
Memoria e përdor një përçues të nxehtësisë me legurë alumini me cilësi të lartë, ndërsa dizajni e përmban një stil minimalist me një ngjyrë të zezë misterioze. Ofrohet edhe mbështetja për teknologjinë Intel XMP 2.0.
Memoria NOX RGB DDR4 është në dispozicion në paketat njëkanalëshe dhe dykanalëshe nga 4GB deri në 32GB, si dhe në katër shpejtësi të ndryshme prej 2400MHz 1.2V në 16-16-16-36 deri në 3200MHz 1.35V në 16-18-18-38.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Atmosfera e stadiumit drejt e në sallonin tuaj: Magjia e Samsung OLED Glare-Free
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mira Murati arrin marrëveshje me Nvidian për zhvillimin e inteligjencës artificiale