Patriot e ka prezantuar serianë më të re Signature Premium të memorjes DDR4 UDIMM, e cila paraqet memorien unbuffered Non-ECC të dizajnuar për të ofruar cilësi, stabilitet dhe performanca të jashtëzakonshme, raporton TechPowerUp.
Memoria Signature Premium DDR4 e ofron një gamë të gjerë kapacitetesh, duke u mundësuar krijuesve të sistemit përzgjedhje midis shpejtësive dhe kapaciteteve të ndryshme, duke filluar nga modulet 4GB e deri tek kitet dy-kanalëshe 32GB. Dizajni minimalist me përçues të nxehtësisë e ofron një ftohje të shkëlqyer dhe është bërë prej alumini me cilësi të lartë. Këto module memorike ofrojnë besueshmëri edhe për ata që i ndërtojnë sistemet e tyre për biznes, duke i ulur kostot.

Modulet e reja të memories janë krijuar nga një PCB tetështresore, për të siguruar integritet të shkëlqyeshëm të sinjalit të stabilitetit, duke ofruar potencial shtesë për performancë të përmirësuar në cilatdo module të Signature Premium DRAM, shkruan KOHA Ditore.
Memoria mbështetet nga një garanci e limituar gjithëjetësore, ndërsa sugjerohet që modulet e memories Patriot Signature Premium DDR4 janë një mundësi e përkryer për çdo sistem ose azhurnim kompjuterik për performanca më të mira.
-
G.Skill i prezanton modulet e reja të memories DDR4 32 GB
-
SSD-të Patriot Viper VPR100 NVMe premtojnë shpejtësi të leximit të të dhënave prej 3300MB/s
-
G.Skill sjell memorien DDR4-4000 CL15 32GB
-
ADATA prezanton memorien DDR4-2666 me kapacitet të dyfishtë
-
G.Skill lanson memorien e optimizuar DDR4-3800 CL14 për AMD Ryzen 3000 dhe X570