Sporte të tjera

Norrisi fiton në Monaco, i afrohet Piastrit në renditje

Lando Norris

Ngasësi i skuderisë së McLarenit, Lando Norris, e ka fituar garën Grand Prix të Monacos për herë të parë, duke mbajtur kontrollin prej fillimit.

Norrisi e pati kohën më të mirë se Charles Leclerc i Ferrarit.

Për britanikun Norris ishte fitorja e dytë e sezonit në Formula 1.

Oscar Piastri, ngasësi tjetër i McLarenit, përfundoi i treti. Ishte para Max Verstappenit të Red Bullit dhe Lewis Hamiltonit të Ferrarit që e mbylli garën në vendin e pestë.

Fitorja e Norrisit ka bërë që ai t’i afrohet Piastrit në vetëm tri pikë në renditjen e përgjithshme.

Verstappen ka mbetur 22 pikë larg vendit të parë në renditjen e përgjithshme të ngasësve.