Notarja amerikane, Katie Ledecky, e ka vendosur rekordin e saj të parë në shtatë vjetët e fundit, ka shkruar BBC të dielën.
28-vjeçarja e fitoi garën në 800 metra në stil të lirë në “Tyr Pro Series” në Florida të shtunën, me kohë prej 8 minuta, 4 sekonda e 12 të qindtat.
Ajo e theu rekordin që e kishte vendosur para nëntë vjetësh.
Koha e Ledeckyt ishte më e mirë se ajo në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, 8 minuta, 4 sekonda e 79 të qindtat.
Ledecky është nëntë herë kampione olimpike.