Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

E papërsëritshmja Ledecky

Katie Ledecky

Katie Ledecky

Me një paraqitje impresive, amerikania Katie Ledecky ka fituar të artën olimpike në 1500 metra not, të mërkurën mbrëma. Ledecky fitoi në garën e zhvilluar në atmosferë madhështore, duke vendosur rekord olimpik me kohë prej 15 minuta, 30 sekonda e dy të qindtat. Anastasiya Kirpichnikova e Francës ishte e dyta me vonesë prej 10 sekondash. E treta ishte gjermania Isabel Marie Gose që ishte një sekondë pas francezes. Të dyjat këto vendosën rekorde nacionale.

Por është Ledecky që shkëlqen për kohë të gjatë në këtë disiplinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duket e pabesueshme por ajo mban 20 kohërat më të mira në histori në not në 1500 metra. Këtë e ka bërë të ditur të enjten Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.