Sport

Odira i befason të gjithë, fiton të artën me rekord të Botërorit

Lilian Odira

Vrapuesja e Kenisë, Lilian Odira, ka bërë befasi të madhe në vrapimin në 800 metra në Kampionatin Botëror të atletikës në Tokio.

Të dielën, në ditën e fundit të Botërorit, Odira e fitoi të artën falë vrapimit të mahnitshëm në 100 metrat e fundit.

Odira kishte kohë prej 1 minutë, 54 sekonda e 62 të qindtat, që është rekord i ri i Kampionatit Botëror.

Rekordi i Botërorit është thyer pas 42 vjetësh. Rekordin e mbante Jarmila Kratochvilova e Çekosllovakisë me kohë prej 1 minutë, 54 sekonda e 68 të qindtat.

Georgia Hunter Bell e Britanisë së Madhe fitoi të argjendtën me kohë prej 1 minutë, 54 sekonda e 90 të qindtat. Ajo fitoi në fotofinish ndaj britanikes tjetër, Keely Hodgkinson, të cilët i takoi e bronzta. Hodgkingson kishte kohë prej 1 minutë 54 sekonda e 91 të qindtat.