Kroacia ka vazhduar me suksese kulmore në sport.
Të dielën hendbollistët kroatë e fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian. Për vend të tretë, Kroacia e mposhti Islandën me rezultatin e ngushtë, 34:33. Pas pjesës së parë epërsia e kroatëve ishte tri gola, 17:14. Ndeshja është zhvilluar në Herning të Danimarkës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTin Luçin udhëhoqi Kroacinë me nëntë gola. Veron Naçinoviq i shënoi gjashtë, ndërsa Ivan Martinoviq pesë. Tetë pritje i kishte Matej Mandiq.
Islandës nuk i mjaftuan 12 golat e Omar Ingi Magnussonit.
Në gjysmëfinale Kroacia pësoi nga Gjermania, ndërsa Islanda nga Danimarka.