Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Danimarka i bashkohet Gjermanisë në finale të Evropianit

Danimarka

Danimarka do të jetë kundërshtarja e Gjermanisë në finale të Kampionatit Evropian në hendboll.

Në gjysmëfinalen e dytë, të premten mbrëma në Herning të Danimarkës, danezët fituan 31:28 ndaj Islandës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Danimarka llogaritej favorite, ndërsa pas pjesës së parë kishte vetëm një gol epërsi.

Mathias Gidsel udhëhoqi Danimarkën me shtatë gola. Johan Hansen i kishte gjashtë.

Janus Dadi Smarason i shënoi tetë gola për Islandën.

Të dielën finalja mes Danimarkës dhe Gjermanisë zhvillohet nga ora 18:00. Nga ora 15:15 për vend të tretë luajnë Islanda e Kroacia.