Norvegjia ka fituar me vështirësi përballë Danimarkës në ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës A.
Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në Oslo u mbyll 3:2 dhe ishte dramatike.
Oscar Bobb e Erling Haaland realizuan për 2:0, ndërsa te danezët shënuan Mikkel Damsgaard dhe Rasmus Hojlund.
Haalandi shënoi tjetër gol në minutën e 74-t dhe ia siguroi fitoren norvegjezëve.