Austriaku Raphael Haaser është kampion i botës në disiplinën e sllallomit të madh në skijim alpin.
Të premten në Saalbach të Austrisë, ku po mbahet Botërori i skijimit alpin, Haaser fitoi të artën me kohë të përgjithshme prej 2 minuta, 39 sekonda e 71 të qindtat. Dy vendet e tjera në podium i zunë skitarët zviceranë. I dyti ishte Thomas Tumler, që mbeti prapa kampionit për 23 të qindtat. 51 të qindtat prapa austriakut Haaser ishte Loic Meillard.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i skijimit, zvicerani tjetër, Marco Odermatt mbeti i katërti, 58 të qindtat prapa fituesit. Odermatt, që është kampion olimpik, ishte favorit i madh. Rrjedhimisht pritej dominimi i Zvicrës. Por 27-vjeçari Haaser pati lëshim të dytë shumë të mirë dhe nga vendi i pestë pas lëshimit të parë doli në të parin për ta fituar të artën.
Është suksesi më i madh në karrierë për Haaserin. Austria tani i ka dy të arta në Botëror, sa edhe Italia e SHBA-ja, ndërsa Zvicra udhëheq me tri medalje ari.
“Nuk e di çka të them, është një ditë kaq e pabesueshme”, ka Haaser. Ai nuk ka fitore në garat e Kupës së Botës, por ishte i dyti në Super-G më herët në Botëror.
“Mendova se kisha mundësi të përfundoja në top-10 sot, por jo në krye të podiumit. Nuk e di nga erdhi kjo”.
Gara e sllallomit të madh nisi të enjten me kualifikime. U paraqitën edhe tre skitarë të Kosovës. Më i miri prej tyre ishte Drin Kokaj, që u rendit i 62-ti. Pasi secili shtet e kishte të garantuar pjesëmarrjen me të paktën një skitar në garën kryesore, Kokaj garoi edhe të premten.
Pas lëshimit të parë, të premten, ai ishte i 77-ti, përkatësisht i fundit prej atyre që i shkuan shtegut deri në fund. Koha e tij ishte 1 minutë, 44 sekonda e 35 të qindtat. Ishte për 23.25 sekonda prapa skitarit që ishte më i shpejti në lëshimin e parë, norvegjezit Timon Haugan. I parafundit ishte Matteo Giannin i San Marinos, që ishte për më shumë se tri sekonda më i shpejtë se skitari kosovar.
Skitari i Shqipërisë, Denni Xhepa, në lëshimin e parë u rendit i 45-ti me kohë prej 1:26.79 minuta. Ai u kualifikua për lëshimin e dytë, por jo edhe Kokaj. 60 më të mirët pas lëshimit të parë e fituan të drejtën e lëshimit të dytë.
Në fund, Xhepa ishte i 36-ti me kohë të përgjithshme pas dy lëshimeve prej 2:49.45 minuta.
Skitarët e Kosovës tani do të paraqiten në garën e sllallomit. Nuk pritet ndonjë rezultat më i mirë se në sllallom të madh.