Skitari i Kosovës, Drin Kokaj, është renditur i 77-ti në lëshimin e parë në garën e sllallomit të madh në Kampionatin Botëror në Saalbach të Austrisë.
Kokaj garoi të premten paradite, ndërsa u rendit i fundit prej atyre që përfunduan shtegun me sukses. Kishte kohë prej 1 minutë, 44 sekonda e 35 të qindëtat. Ishte për 23.25 sekonda prapa skitarit që ishte më i shpejti në lëshimin e parë. I parafundi ishte Matteo Giannini i San Marinos, që mbeti prapa fituesit për 20.02 sekonda.
Skitari i Shqipërisë, Denni Xhepa, u rendit i 45-ti në lëshimin e parë me kohë prej 1:26.79 minuta. U kualifikua për lëshimin e dytë, ndërkohë që Kokaj nuk e siguroi të drejtën e lëshimit të dytë.
60 skitarët më të mirë kanë të drejtë në lëshimin e dytë.
Të enjten u zhvillua gara kualifikuese në sllallom të madh. Kokaj ishte më i miri prej tre skitarëve kosovarë dhe fitoi të drejtën e paraqitjes në garën kryesore. Secili vend e kishte të drejtën e prezantimit me të paktën një skitar në garën kryesore.
-
Kokaj i 62-ti në kualifikime, Vokshi i 70-ti
-
Kokaj nuk e përfundon lëshimin e parë në disiplinën e sllallomit
-
Austriaku Haaser fiton garën e sllallomit të madh në Kampionat Botëror
-
Kosova e përfundon pa lënë gjurmë Botërorin e skijimit
-
Rast e fiton të artën në sllallom, skitaret e Kosovës nuk e përfundojnë garën