Skitarja e jashtëzakonshme e skijimit alpin, Lindsey Vonn, ka vazhduar me plot sukses në rikthim.
Ajo triumfoi në lëshim të shtunën në Zauchensee të Austrisë. Ishte triumfi i dytë në lëshim në Kupë të Botës këtë sezon, ndërsa për herë të katërt në po aq gara të zhvilluara, zuri vend në podium.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo41-vjeçarja amerikane u pensionua nga skijimi aktiv në shkurt të vitit 2019, por u kthye në gara në dhjetor të vitit 2024, pas një ndërhyrje të pjesshme që e pati në gju.
Në dhjetor, ajo u bë skitarja më e vjetër në botë që fiton në Kupë të Botës në disiplinën e lëshimit, kur triumfoi në St. Moritz të Zvicrës.
Në Zauchensee, Vonn ishte më e shpejtë sesa norvegjezja, Kajsa Vickhoff Lie, për 37 të qindtat.
Kishte kohën prej 1 minutë, 6 sekonda e 24 të qindtat.
Amerikania Jacqueline Wiles përfundoi e treta, me 48 të qindtat më e ngadaltë se Vonn.
Vonn, e cila ka një medalje të artë dhe dy të bronzta në Lojërat Olimpike Dimërore, do ta përfaqësojë SHBA-në në Olimpiadën Dimërore në Milan-Cortina, nga 6 deri më 22 shkurt.