Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garoi me ligament të këputur, Lindsey Vonn rrëzohet në fillim të garës

Lindsey Vonn

Ylli i skijimit, Lindsey Vonn, është rrëzuar herët në garën e lëshimit në skijim alpin, në Lojërat Olimpike Dimërore.

Amerikania Vonn e kishte këputur ligamentin kryqëzor në gjurin e majtë nëntë ditë më parë, por vendosi të garojë në Milano – Cortina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gara e lëshimit është duke u mbajtur ende, ndërsa Vonn u rrëzua dhe mbeti e shtrirë për kohë të gjatë.

41-vjeçarja u largua me helikopter nga shtegu.

Vonn është kthyer në gara vitin e kaluar, pas gjashtë vjetësh larg pistave të skijimit.