Mbrojtësi i Anglisë, Eric Dier, e ka aktivizuar klauzolën e vazhdimit të kontratës edhe për 12 muaj me Bayern Munichun.
Ai ishte huazuar nga Tottenhami në fillim të këtij viti deri në fund të edicionit aktual.
Por, 30-vjeçari ka vendosur të qëndrojë te bavarezët edhe për një sezon tjetër.
“Jam i lumtur në Mynih. Tani që e ardhmja është e qartë, mund të fokusohem në lojë dhe ta ndihmoj klubin të fitojë ndeshje e gara, edhe pse ka qenë periudhë e vështirë për ne”, ka thënë Dier.
Dier ka shtatë paraqitje me skuadrën që drejtohet nga Thomas Tuchel.
Edhe
Dieri do të mbetet te Bayerni
Ishte titullar edhe në barazimin 2:2 të Bayernit kundër Freiburgut në udhëtim.
Dier ka 49 paraqitje me Anglinë qëkur debutoi me “Tre Luanët” në nëntor të vitit 2015.