Edhe pse kërkohej me ngulm nga Roma, mbrojtësi Eric Dier do ta vazhdojë karrierën në Gjermani. “Sky Sports” ka bërë të ditur të premten se Dier tashmë ka arritur marrëveshje personale me Bayern Munichun, ekip që po negocion me Tottenhamin për lirimin e tij.
Bayerni ka ofruar rreth tre milionë euro për anglezin, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në fund të këtij edicioni. Po ashtu, edhe Dier ka kërkuar largimin nga ekipi londinez për shkak të minutazhës së vogël që e ka pasur këtë edicion.
Deri më tani, Dier ka pasur katër paraqitje apo 200 minuta lojë në Premier League dhe është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2014. Para Tottenhamit, 29-vjeçari ka bërë karrierë edhe te Sportingu i Lisbonës.