Mbrojtësi i Bayern Munichut, Eric Dier, do të largohet nga skuadra në fund të edicionit, pasi ka refuzuar ofertën për të qëndruar në “Allianz Arena”.
31-vjeçari iu bashkua klubit të Bundesligës nga Tottenhami në janar të vitit 2024, fillimisht në formë huazimi për gjashtë muaj.
Gjermanët e kompletuan transferimin e qendërmbrojtësit anglez në verë, ndërsa Dier regjistroi 45 paraqitje për gjashtë herë fituesin e Ligës së Kampionëve.
“Kemi pasur bisedime me Ericun për kontratën e re. Ai na ka thënë se nuk dëshiron që ta vazhdojë kontratën dhe do të largohet. Kemi pasur kohë shumë të mirë së bashku. Shpresojmë që ai me ne ta fitojë titullin e tij të parë”, ka deklaruar drejtori sportiv Christoph Freund, shkruan BBC të premten.
Mediumi britanik ka mësuar se Dier është në bisedime të avancuara për t’iu bashkuar Monacos në kampionatin elitar francez.
Dier ka 49 paraqitje për Anglinë, ndërsa ishte finalist me Tottenhamin në vitin 2015 dhe 2021 në “Carabao Cup”, si dhe në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2019.