Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma insiston për Dierin

Skuadra e Romës nuk ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit Eric Dier, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Jose Mourinho. “Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se Roma i ka bërë ofertë të re Tottenhamit për shërbimet e 29-vjeçarit.

Për transferimin e tij këtë muaj, Roma ka ofruar pesë milionë euro, duke pasur parasysh se Dier ka kontratë me ekipin anglez deri në fund të këtij edicioni.

Dier do të largohet në verë nga Tottenhami si lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës, ndërsa Roma po insiston në transferimin e tij të menjëhershëm. Mourinho ka punuar me anglezin, i cili mund të luajë edhe si mesfushor defensiv dhe po e dëshiron me çdo kusht nën urdhrat e tij.

Dier këtë edicion ka vetëm katër paraqitje për Tottenhamin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Sportingu i Lisbonës.