Trajneri i Romës, Jose Mourinho, po kërkon transferimin e një mbrojtësi në afatin kalimtar të janarit. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Mourinho ia ka bërë me dije ekipit italian se po e dëshiron futbollistin e Tottenhamit, Eric Dier.
Dier ka punuar me Mourinhon tek ekipi anglez dhe portugezi e sheh si përforcim të duhur për mbrojtjen e Romës. Dier 29-vjeçar ka kontratë me Tottenhamin deri në fund të këtij edicioni, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë euro.
Ai këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje për Tottenhamin, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit dhe pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Dier është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Sportingu i Lisbonës. Ai ka edhe 49 paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.