Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma insiston për Dierin

Skuadra e Romës nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Tottenhamit, Eric Dier ka shkruar “Calciomercato” të enjten. Në fakt, mësohet se Roma tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Tottenmamit për reprezentuesin e Anglisë.

Thuhet se për transferimin e tij në afatin kalimtar janarit, ekipi italian ka ofruar 5 milionë euro, duke pasur parasysh se 29-vjeçarit kontrata me Tottenhamin i skadon në fund të këtij edicioni.

Dier ka marrëveshje me Romën në parim dhe po pret dritën e gjelbër nga ekipi anglez për të vazhduar karrierën në Itali, pasi po kërkohet me ngulm nga trajneri Jose Mourinho.

Ai nuk bën pjesë në planet e Tottenhamit pasi këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje, ndërsa pjesë e ekipit anglez është prej vitit 2014.