Mbrojtësi Eric Dier do të jetë pjesë e Tottenhamit edhe për disa vjet të tjerë. Ai ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër, ka njoftuar “The Sun” të hënën.
Me rinovimin e kontratës, Dier do të mbetet pjesë e ekipit nga Londra deri në verën e vitit 2026. 29-vjeçari këtë sezon ka pasur paraqitje të mira, duke detyruar krerët e Tottenhamit që t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës, që do të zyrtarizohet këtë javë.
Këtë sezon Dier në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka kontribuar edhe me 2 gola e 1 asistim. Ai është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Sportingu i Lisbonës, ndërsa ka edhe 39 paraqitje për Anglinë.