Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare, Dier i bashkohet Bayern Munichut

Mbrojtësi i Tottenhamit, Eric Dier, i është bashkuar Bayern Munichut në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Futbollisti që përfaqëson Anglinë nuk ka qenë i pëlqyer nga trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, dhe ka luajtur vetëm katër ndeshje në Premier League këtë edicion. Dier ka thënë se kjo lëvizje ka qenë “ëndërr e bërë realitet”, dhe ka shtuar se “si fëmijë dëshiron që një ditë të luash për Bayernin”.

Spursi ndërkohë kompletoi transferimin e qendërmbrojtësit të Genoas, Radu Dragushin.

Bayerni e ka opsionin e transferimit të Dierit për një edicion, pasi t’i skadojë kontrata. Dier te Bayerni do të ribashkohet me Harry Kanen.

Artikuj të ngjashëm