Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zenunaj largohet nga Liria

Pas kapitenit Ardit Topalaj dhe sulmuesit të krahut, Bleond Rexhepi, nga skuadra e Lirisë së Prizrenit me marrëveshje të dyanshme është larguar edhe qendërmbrojtësi Melos Zenunaj.

Lajmin për largim e ka bërë të ditur vetë futbollisti të premten.

“Faleminderit Prizren, faleminderit ‘Arpagjik’”, ka shkruar Zenunaj në llogarinë e tij në Facebook.

Liria ka pasur vështirësi në edicionin aktual në Superligë dhe renditet e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë në 18 ndeshje të luajtura.

Artikuj të ngjashëm