Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liria shkëput kontratën me kapitenin Topalaj dhe Rexhepin

Klubi i futbollit, Liria, e ka shkëputur kontratën me kapitenin Ardit Topalaj dhe sulmuesin e krahut, Bleond Rexhepin.

KOHA ka mësuar se dy futbollistët e kanë shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Topalaj 23-vjeçar ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë në 18 ndeshjet e stinorit vjeshtor të Superligës. Ndërkohë, Rexhepi 20-vjeçar është paraqitur në 12 ndeshje.

Liria nuk ka pasur rezultate të mirë pas rikthimit në Superligë. Stinorin vjeshtor e mbylli në vendin e fundit me nëntë pikë. Përgatitjet për stinorin pranveror i nis të premten.