Drenica ka njoftuar të mërkurën për largimin e futbollistit Udoyen Akpan.
“Kuqezinjtë” kanë shkruar se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të ndërsjellë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Drenica njofton se me marrëveshje dhe mirëkuptim të ndërsjellë, ka shkëputur kontratën me futbollistin Udoyen Akpan. Klubi e falënderon Akpan për angazhimin de kontributin e dhënë gjatë kohës së tij me fanellën e FC Drenicës dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale”, ka shkruar Drenica.
Qendërsulmuesi 26-vjeçar e shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, në 10 paraqitje në elitën e futbollit kosovar.