Futboll

Ndreca largohet nga Prishtina

Akileu Ndreca

Sulmuesi Akileu Ndreca është larguar nga skuadra e Prishtinës. 

Prishtina ka njoftuar se për arsye personale të Ndrecas ka ndërprerë bashkëpunimin. 

24-vjeçari Ndreca më 15 qershor u zyrtarizua te Prishtina. Ai te Prishtina u transferua nga Tirana.

“Prishtina njofton për lirimin e futbollistit Akileu Ndreca, për arsye personale të tij. E falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në klub dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës. 24-vjeçari, i cili iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, zhvilloi gjithsej 7 paraqitje në fanellën bardhekaltër: katër ndeshje në garat evropiane dhe tri në Superligën e Kosovës. Faleminderit dhe suksese, Akileu!”, shkruan në njoftimin e Prishtinës. 

Qendërsulmuesi në të kaluarën ka luajtur edhe për disa skuadra italiane si Mestre, Ravenna, Clodiense e Montebelluna.