Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liria forcohet me mbrojtësin Zenunaj

Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka forcuar repartin e mbrojtjes për edicionin e ri, në të cilin do të paraqitet në Superligë.

Të premten, Liria e ka prezantuar mbrojtësin Melos Zenunaj, i cili me ekipin prizrenas ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Zenunaj, edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Dukagjinit të Klinës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Flamurtarin e Prishtinës.

22-vjeçari te Liria po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen, ndërsa ka thënë se me paraqitje të mira do të përpiqet ta ndihmojë ekipin prizrenas në arritjen e synimeve.

Artikuj të ngjashëm