Melos Zenunaj ka shënuar gol të bukur për Lirinë ndaj Ballkanit, në ndeshjen e parë të xhiros së 10-të.
Zenunaj realizoi në minutën e 15-të me gjuajtje të saktë.
Falë golit të Zenunajt, Liria ka shkuar në pushim mes pjesëve me rezultatin 1:0.
Ndeshja po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.