Skuadra e Lirisë ka kaluar në epërsi ndaj Fushë Kosovës 1:0, në ndeshjen që po luhet në Prizren dhe i takon xhiros së katër të Superligës së Kosovës në futboll.
Liria e zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të me anë të Melos Zenunajt.
Zenunaj shënoi nga afërsia për ta kaluar Lirinë në epërsi.