Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli, zëvendësues në barazimin e Reimsit

Strasbourgu dhe Reimsi kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e xhiros së tretë të kampionatit elitar francez, e cila u zhvillua të dielën në mesditë.

Te Reimsi nga minuta e 62-të në lojë u inkuadrua futbollisti kosovar Arbër Zeneli.

Në momentin kur në lojë hyri Zeneli, Reimsi ishte duke humbur, por në fund ia doli që të marr një pikë.

Ndërkaq, Valon Berisha nuk ishte as në bankën e rezervistëve te skuadra franceze.

Ky ishte barazimi i parë për Reimsin pas dy humbje rresht. Ende nuk ka fitore në këtë sezon.