Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli nuk po i ndahet stolit

Arbër Zeneli nuk po kalon ditët më të mira te Reimsi i Ligue 1. Për ndeshjen e tretë rresht sulmuesi i Kosovës nuk është aktivizuar fare.

Të dielën, Reimsi fitoi 3:0 ndaj Toulouses në kuadër të xhiros së 25-të të elitës franceze, por pa kontributin e Zenelit.

Reprezentuesi i Kosovës së fundi ka luajtur më 5 shkurt, kur i kaloi në fushë tetë minuta. Në ndeshjet e kaluara kryesisht ishte aktivizuar si zëvendësues. Këtë edicion ka dy asistime në 18 paraqitje në kampionatin francez.

Artikuj të ngjashëm