Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arbër Zeneli vetëm në stol te Reimsi

Arbër Zeneli nuk po kalon ditët më të mira te Reimsi i Francës. Reprezentuesi i Kosovës të dielën mbrëma ishte vetëm në stol në humbjen 2:1 nga Marseille. Ndeshja i ka takuar xhiros së 28-të të Ligue 1.

Sulmuesi i krahut në ndeshjen e kaluar luajti vetëm katër minuta, ndërsa në katër ndeshjet e mëhershme kishte qëndruar po ashtu vetëm në stol. Zeneli këtë edicion ka 19 paraqitje, ndërsa ka kontribuar me dy asistime. Reimsi është i nënti me 43 pikë.

Marseille me fitore është kthyer në vendin e dytë. I ka 59 pikë, shtatë më pas se PSG-ja.

Artikuj të ngjashëm