Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reimsi i Zenelit humb nga Lensi

Reimsi i Arbër Zenelit është mposhtur në kuadër të xhiros së 35-të të elitës së futbollit francez.

Reimsi të premten mbrëma humbi në udhëtim te Lensi me rezultatin 2:1.

Vendësit që nga minuta e 19-të luajtën me një futbollist më pak në fushë. Me të kuq u ndëshkua Kevin Danso.

Në minutën e 23-të, mysafirët kaluan në epërsi me Folarin Balogunin.

Przemyslaë Frankoëski baraozi shifrat në minutën e 40-të, kurse fitoren nikoqirit ia siguroi Seko Fofana, në minutën e 55-të.

Zeneli te Reimsi luajti nga minuta e 74-t.

Lensi forcohet në pozitën e dytë me 75 pikë.

Reimsi me 50 pikë mbetet në pozitën e 10-të.

Artikuj të ngjashëm