Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli, zëvendësues në fitoren e Reimsit

Arbër Zeneli është inkuadruar në lojë në minutën e 65-të në fitoren 3:0 të Reimsit në udhëtim te Nantesi.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 29-të të elitës së futbollit të Francës.

Alexis Flips në minutën e 38-të dhe të 39-të shënoi për 2:0, kurse Marshall Muntesi vulosi epilogun final të takimit.

Reimsi është në pozitën e shtatë me 46 pikë.

Artikuj të ngjashëm