Arbër Zeneli ka shënuar gol të bukur në fitoren e thellë të Reimsit në Kupën e Francës.
Reimsi i elitës së futbollit të Francës, të dielën fitoi thellë 7:0 ndaj skuadrë Loon Plage. Ky ekip bën gara në rangun e gjashtë të futbollit francez, ndërsa ndeshja i takoi 1/32 së finales së Kupës së Francës.
Sidoqoftë, Zeneli 27-vjeçar, në minutën e fundit të shtesës në pjesën e parë, realizoi nga gjuajtja e lirë për 1:0.
Ishte goli i tij i parë këtë sezon në 14 ndeshje të luajtura, ndërsa luajti deri në minutën e 60-të. Zeneli ka edhe dy asistime në Ligue 1 të Francës.