Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli asiston në fitoren e Reimsit

Skuadra e Reimsit e ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në elitën e futbollit francez.

Të mërkurën mbrëma, Reimsi e ka mposhtur Angersin si mysafir me rezultatin 4:2, në ndeshjen e xhiros së pestë.

Kontribut në fitoren e parë të skuadrës franceze ka dhënë edhe sulmuesi kosovar, Arbër Zeneli.

24-vjeçari asistoi te goli i parë që e shënoi Marshall Munetsi në minutën e 23-të.

Zeneli luajti deri në minutën e 64-t. Ky ishte asistimi i parë këtë sezon për futbollistin e Kosovës.

Te Reimsi edhe në këtë ndeshje nuk luajti Valon Berisha. Ai nuk ishte as në bankën e rezervistëve.

Me 5 pikë, Reimsi është në vendin e 13-të.

Artikuj të ngjashëm