Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli asiston në fitoren e Reimsit

Arbër Zeneli ka asistuar në fitoren e Reimsit në elitën e futbollit francez.

Reimsi të dielën fitoi 2:1 në shtëpi kundër skuadrës Auxerre.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 12-t të kampionatit francez.

27-vjeçari Zeneli e regjistroi asistimin e dytë të sezonit në minutën e 28-t të ndeshjes, kur bashkëveproi me sulmuesin anglez, Folarin Balogun.

Zeneli luajti deri në minutën e 72-t.

Reimsi në 12 ndeshje ka 12 pikë.

Artikuj të ngjashëm