Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha titullar në barazimin e Reimsit

Valon Berisha ka qenë titullar te Reimsi që barazoi pa gola në shtëpi përballë Lyonit.

Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 29-të të Ligue 1 të Francës.

Berisha nga fusha u largua në minutë ne 60-të. Te Reimsi mungoi Arbër Zeneli që u lëndua ditë më parë. Reimsi është në pozitën e 12-të me 36 pikë.