Valon Berisha është inkuadruar në minutën e 75-të te Reimsi që barazoi të dielën në udhëtim ndaj Brestit me rezultatin 1:1. Për mesfushorin e Kosovës është ndeshja e parë e zhvilluar pas lëndimit të pësuar në shtator të këtij viti.
Ndeshja në mes të Brestit dhe Reimsit i takoi javës së 10-të të Ligue 1 të Francës. Shkaku i një lëndimi Berisha i mungoi tri ndeshjet e fundit Reimsin dhe Kosovës dy ndeshje kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Reimsit vazhdon t’i mungojë Arbër Zeneli i lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo