Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli rezervist në barazimin e Remsit

Arbër Zeneli është inkuadruar në minutën e 71-të te Reimsi që barazoi në shtëpi ndaj Rennesit me rezultatin 2:2.

Ndeshja Reims – Rennes u zhvillua të dielën, në kuadër të xhiros së 31-të të “Ligue 1” të Francës.

Te Reimsi nuk u paraqit fare Valon Berisha i lënduar. Berisha nuk luajti as për Kosovën në ndeshjet e muajit të kaluar shkaku i lëndimit.

Reims me këtë barazim zë vendin e 12-të me 39 pikë.