Arbër Zeneli është kthyer me barazim nga lëndimi. Zeneli u inkuadrua në pjesën e dytë te Remsi që barazoi pa gola në udhëtim kundër Montpellieri.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 32-të të Ligue 1 të Francës. 27-vjeçari para lëndimit të fundit i mungoi Reimsit për një kohë të gjatë. Është kthyer nga lëndimi pas tri ndeshjeve pauzë.
I mungoi edhe Kosovës në ndeshjet miqësore të muajit të kaluar. Zeneli edicionin aktual ka kontribuar me tri asistime në tri ndeshje të zhvilluara pas kthimit nga lëndimi i rëndë. Berisha qëndroi në stol.