Arbër Zeneli është kthyer nga lëndimi dhe ka asistuar në ndeshjen e parë që prej 17 prillit.
Zeneli mungoi në tri ndeshje shkaku i një lëndimi muskulor, ndërsa të premten asistoi në golin e dytë në fitoren 2:0 të Elfsborgut ndaj Brommapojkarnas.
Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të kampionatit elitar suedez.
Zeneli u inkuadrua në minutën e 81-të, ndërsa asistoi në minutën e 93-të.
Elfsborgu është i dyti me 14 pikë.
Inhopparen Leo Östman stor matchhjälte när Elfsborg besegrade Brommapojkarna med 2-0💥
— Fotbollskanalen (@fotbollskanal) May 8, 2026
Se alla höjdpunkter, mål och klipp från Allsvenskan på Fotbollskanalen: https://t.co/ssgT9hM8Du pic.twitter.com/5M8664J8nP