Arbër Zeneli ka shënuar dy gola të premten mbrëma në barazimin e skuadrës së Elfsborgut.
Elfsborgu barazoi 2:2 me Orgryten në udhëtim në ndeshjen që i takoi xhiros së dhjetë të elitës së futbollit suedez.
Sulmuesi kosovar golin e parë e realizoi në minutën e 37-të kurse të dytin në minutën e 67-të. Ai luajti deri në minutën e 72-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
31-vjeçari në 11 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka kontribuar me gjashtë gola dhe dy asistime.
Elfsborgu renditet në pozitën e dytë me 18 pikë.
Arber Zeneli ger Elfsborg ledningen på straff!
— Fotbollskanalen (@fotbollskanal) May 29, 2026
Se alla höjdpunkter, mål och klipp från Allsvenskan på Fotbollskanalen: https://t.co/WBMR5qlTKn pic.twitter.com/CuQv9bL9E1