Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli ishte rezervist te Reimsi që humbi në shtëpi në kuadër të kampionatit francez. Të premten mbrëma Reimsi pësoi 3:1 nga Marseille, në kuadër të xhiros së 34-t të Ligue 1.
Zeneli në lojë hyri në minutën e 74-të. Ai po aktivizohet vetëm si zëvendësues në ndeshjet e fundit.
Reimsi është i 11-ti me 41 pikë nga 34 ndeshje.
Valon Berisha po i mungon Reimsit për shkak të një lëndimi. Për të edicioni aktual ka përfunduar.
Artikuj të ngjashëm