Besfort Zenelit iu deshën vetëm pesë minuta lojë që të lërë gjurmë në fitoren e thellë të Elfsborgut në “Allsvenskan” të Suedisë.
Zeneli, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, asistoi në golin e gjashtë të shënuar nga Elfsborgu të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë të elitës së futbollit suedez.
Elfsborgu mposhti Halmstadin, 6:1. Futbollisti i Kosovës U21, Zeneli, u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të, ndërsa u kthye në asistues në minutën e 84-t. Për të ishte asistimi i parë i këtij sezoni. Elfsborgu zë vendin e tretë në gjashtë ndeshje me 13 pikë, dy më pak se Hackeni lider.
IF Elfsborg igen! André Römer från distans, 6-1! pic.twitter.com/jxUD57cYZN
— discovery+ sport ?? (@dplus_sportSE) May 3, 2023
Artikuj të ngjashëm