Asistimi i Besfort Zenelit ka qenë vendimtar në fitoren e madhe të Elfsborgut në Ligën e Evropës.
Me fitoren 1:0 të enjten mbrëma ndaj Nicet në “Boras Arena”, Elfsborgu ka mbetur në garë për të siguruar fazën nokaut të kësaj gare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBesforti, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, asistoi në minutën e 62-të për mbrojtësin Gustav Henrikson, i cili shënoi me kokë nga afërsia.
Për Zenelin ishte asistimi i tretë në edicionin aktual.
Dy i ka në fazën e ligës dhe një në kualifikimet e Ligës së Evropës. Në kualifikime e ka të shënuar edhe një gol.
Ai e kompletoi ndeshjen, ndërsa Arbër Zeneli luajti deri në minutën e 78-të.
Besforti ka gjashtë paraqitje me Kosovën U21, kurse Arbëri i ka 33 ndeshje e nëntë gola të realizuar me “Dardanët”.
Elfsborgu ka 10 pikë, ndërsa Nice pa gjasa për kualifikim, ka dy pikë në vendin e parafundit.
Besfort Zeneli, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, ka asistuar në golin për 1:0 të Elfsborgut ndaj Nicet në Ligën e Evropës.
Besfort Zeneli në minutën e 62-të asistoi për mbrojtësin Gustav Henriksson, i cili shënoi me kokë.
Për Zenelin është asistimi i tretë i edicionit aktual, dhe i dyti në Ligën e Evropës.
GUSTAV HENRIKSSON BREAKS THE DEADLOCK WITH A GREAT HEADER!!!
BESFORT ZENELI 🇽🇰(2002) WITH A GREAT CORNER-KICK DELIVERY FOR THE ASSIST!!!
📽️ @GoalsXtrapic.twitter.com/G2nIFd88WQ— Football Report (@FootballReprt) January 23, 2025
Ndeshja i takon xhiros së shtatë, ndërsa Elfsborgu suedez është pranë avancimit në fazën nokaut të garës.